Gol apo autogol? Amir Rrahmani shuan dyshimet: Goli është i imi, pjesa e parë ishte më e mira e gjithë sezonit

Amir Rrahmani ka folur për “DAZN”-in pas përfundimit të ndeshjes kundër Xhenoas, ku ka sqaruar edhe dyshimet nëse kishim të bënim me një gol të shënuar prej tij, apo një autogol. Lojtari i Napolit ka thënë se gjuajtja e tij ishte drejt portës, duke marrë kështu përsipër autorësinë e golit të dytë të skuadrës.

“Gol apo autogol? Mendoj se e kam gjuajtur unë, por më pas nuk e pashë nëse e preku kundërshtari. Por goditja ishte drejt portës, kështu që mendoj se goli është i imi. Sa i përket ndeshjes, pjesa e para ishte ndoshta më e mira që kur kemi nisur këtë sezon. Në pjesën e dytë, ndoshta ngaqë bënë një gol të shpejtë, na vunë në vështirësi. Vumë në diskutim një fitore që dukej thuajse e kryer”, ka thënë Amir Rrahmani./Sport Ekspres/