Kristjan Shpendi po kalon një sezon të shkëlqyer në Serinë C. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e 20 në kampionat. Çezena ka mposhtur me shifrat 2-0 Gubion, ku në të dy golat ka qenë protagonist lojtari 20-vjeçar.
Kristjan Shpendi dha asistin për golin e Adamos në minutën e 50, ndërsa në të 74-tën ishte ai vetë që e dërgoi topin në rrjetë. Statistikat e tij në këtë sezon janë të jashtëzakonshme, çka gëzon edhe drejtuesit e Çezenës. Shpendi pritet të jetë një minierë ari për klubin bardhezi, pasi me golat e shënuar në këtë sezon, ofertat nuk kanë për të munguar në verë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/