“Goli i i fundit ishte një turp për ne”, Mbapeja tronditet nga Benfika: Nuk ishte aspak normale ajo që pamë sot

Reali i Madridit tashmë duhet të luajë dy ndeshje më tepër në Ligën e Kampionëve. “Los blancos” humbën me shifrat 4-2 ndaj Benfikës, duke mbetur kështu jashtë top 8-shes në renditje. Kilian Mbapeja ka deklaruar pas ndeshjes se nuk ishte aspak normale ajo që u pa në fushën e lojës. Më tej ylli francez e konsideroi një turp golin e fundit të Benfikës, i cili u realizua nga portieri i tyre.

“Nuk është normale ajo që pamë sot. Kishim objektiv të qartë për të qendruar në 8-she, në mënyrë që të kishim më pak ndeshje. E nisëm ndeshjen në mënyrë të dobët. Ata ishin shumë herë më mirë se ne në pjesën e parë. Nëse do të shkonte (rezultati) 5-1 mendoj se këtu nuk do të befasohej askush. Goli i fundit për ne ishte një turp, por matematikisht nuk ndryshon asgjë”, ka deklaruar ndër të tjera Kilian Mbapeja./Sport Ekspres/