Simone Inzagi ka ngritur zërin në konferencë për shtyp. Trajneri i Interit ka pranuar se Fiorentina mund të ketë pretendime për atë goditje dënimi prej nga u shënua edhe goli i parë i zikaltërve. Por nga ana tjetër tregohet mjaft i ashpër për penalltinë e fituar nga vjollcët, për të cilën deklaron se kurrë nuk mund të jepej një 11 metërsh.
“E kuptoj Fiorentinën për goditjen nga këndi, edhe ne e kemi pësuar kundër Leverkusenit. Më pas morën një penallti që nuk e ekziston kurrë, kurrë, kurrë. Nuk ekziston kurrë. Është një penallti e paqenë. Këtë herë VAR-i ka ndërhyrë, jo siç na ndodhi ne fundjavën e shkuar kur nuk ndërhyri. Penalltia nuk ekziston kurë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/