Bodrumspori është ndalur në një barazim 1-1 kundër Sivasporit. Skuadrat u përballën sot në javën e dytë të Ligës së Dytë të Turqisë. Titullar në fushën e lojës ishin dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi. Ky i fundit arriti t’i jepte një pikë Bodrumsporit me golin e tij.
Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 20, por pa mundur t’i dhuronte fitoren skuadrës. Harisisi riktheu baraspeshën në minutën e 61-të, duke vulosur shifrat përfundimtare në 1-1. Ndërkohë, ky ishte goli i parë i Taulant Seferit në këtë sezon të ri. Ndeshja e radhës për të do të jetë ajo e së shtunës kundër Sakariasporit./Sport Ekspres/