Emocione shumë të mëdha në këtë javë të fundit të Championship në Angli. Për ta nisur nga Anis Mehmeti, që ka siguruar një vend në Play Off për biletën e Premier League me Bristol City. Këta të fundit nuk arritën dot të fitonin ndaj Preston, duke barazuar 2-2, por përfituan nga gabimi i Blackburnit ndaj Sheffield Utd, që luante pa objektiv sot, por sërish arriti të barazonte 1-1.
Me këto rezultate, Bristol City ka shkuar më tej në vendin e 6 për të marrë biletën e fundit të Play Off. Menjëherë pas mbylljes së ndeshje, Anis Mehmeti me shokët e ekipit ishin me telefonat në duar për të parë aksionet e fundit te Blackburn dhe pasi ndeshja atje përfundoi, tifozët e Bristol City hyn në fushë për të festuar arritjen e madhe.
Po kaq dramatike ishte mënyra sesi u vendos titulli kampion. Para javës së fundit, Leeds dhe Burnley renditeshin në dy vendet e para me 97 pikë, por Leeds kryesonte për shkakun e golavarazhit më të mirë. Ndeshja e fundit e Leeds ishte në transfertë ndaj Plymouth, me këta të fundit që donin mbijetesën.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, më pas erdhi barazimi dhe në minutën e 91, Leeds shënoi golin e fitores. Një gol që vlen titullin kampion, ndërsa nga krahu tjetër, Burnley e sheh veten me 100 pikë të grumbulluara në renditje, por nuk mund të festojë dot titullin për shkakun e golavarazhit pasi edhe Leeds numëron 100 pikë. /Sport Ekspres/