Granit Xhaka zyrtarizohet te Sunderland, tregon edhe historinë e numrit në fanellë: Autobuzi im ishte…34!

Granit Xhaka është zyrtarizuar vetëm pak orë më parë në Sunderland. Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Premier League edhe në këtë sezon, por tani jo me fanellën e Arsenalit.

Në ekipin e ri, pyetja e parë për Xhakën ishte se çfarë përfaqësonte numri 34 për të dhe përse nuk e ndërronte kurrë atë.

“Kur isha i vogël dhe stërvitesha tek të rinjtë e Bazelit, ikja atje me autobuzin që mbante numrin 34. Dhe fanella ime e parë ka qenë 34, një numër fati që tregon historinë time dhe thotë shumë për mua. Kur më kontaktuan nga Sunderland, pyetja e parë ishte: “A e keni numrin 34 të lirë?”, kështu e mora”, tha Xhaka. /Sport Ekspres/