Greqi është vendi i pamundur për lojtarët e Shqipërisë! Askush nuk arrin dot që të shkëlqejë në këtë vend, ku duket qartë se nuk ka një mbështetje dhe ngrohtësi karshi këtyre futbollistëve, për t’u ngritur në nivelet më të larta.
Kështu rezultoi edhe fati i Enis Cokajt. Mesfushori guxoi shumë dhe firmosi me Panathinaikosin. Aventura e tij ishte për t’u harruar, me mungesën e minutave, ndërsa tani ka kaluar si huazim me të drejtë blerje te Osijek në Kroaci deri në fundin e këtij sezoni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Enis Cokaj has joined Osijek on a loan until the end of the season, with an option to buy.
If they sign him permanently, he’ll sign a contract until 2026. ?pic.twitter.com/tq0PYEzZIR
— ?? (@TheCroatianLad) January 24, 2024