Silvinjo ka folur pas takimit me Serbinë dhe para ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Jordanisë. Trajneri i Kombëtares u shpreh se nuk do të hedh në fushë një formacion eksperimental, pasi mendon vetëm për fitoren.
“Nuk mendoj se është miqësore ne futemi për të fituar. Nuk mendoj as për një formacion apo 11-she që s’kanë luajtur bashkë. Po punojmë shumë dhe nesër që në mëngjes do të kemi 11-shen që do të jetë në fushë. Do të shohim edhe si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarët që kanë 6 muaj apo 1 vit me ne, por kanë bërë një ndeshje. Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë si lojtarë për personalitetin dhe për atë që kanë bërë deri tani në ekip.
Jam pak i lodhur pasi rikthimi në shtëpi ishte i vonë dhe kishte njerëz në aeroport. Ajo kundër Serbisë fantastike, lojtarët kanë fituar eksperiencë në Europian. Jam i lumtur për ekipin. Është hera e parë që Kombëtarja në dy ndeshjet e fundit luan për kualifikimin, pasi jemi afruar shumë me “play-off”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/