Grupet e Championsit nuk janë një ëndërr e pamundur, Shkendija shmang rivalët më të vështirë në “play off”

Në Nion të Zvicrës është duke u mbajtur shorti i fazës “play off” të Champions League-s. Shkëndija ka mësuar pak minuta më parë se cila do të jetë pengesa e fundit nëse kalon me sukses Karabakun. Kështu, në rast kualifikimi në “play off” kuqezinjtë e Tetovës do të kënë përballë fituesin e çiftit Ludogorets-Ferencvarosh.

Një short me fat për klubin shqiptar, teksa ka shmangur ekipe si Celitc-u, Bodo/Glimti, Leç Poznanin, Crvena Zvezda, Malmon apo Copenhagen-in. Ëndrra për të mbërritur në grupet e Champions-it nuk është e pamundur, pasi nëse Shkëndija kalon me sukses Karabakun, atëherë rivali i radhës nuk do të jetë i një niveli më të lartë se azerët./Sport Ekspres/