Guardiola e largoi nga ekipi dhe nuk i dha një kontratë të re, hakmarrja e De Bryune shërbehet në “pjatë të ftohtë”

De Bruyne konfirmoi në fillim të muajit se do të largohet nga Manchester City pas dhjetë vitesh dhe se nuk do të vazhdojë kontratën me kampionët e Anglisë. Shumë u habitën kur 33-vjeçari tha se donte të qëndronte dhe besonte se do të merrte një kontratë të re, por në fund klubi i tha se nuk do të ndodhte.

Pep Guardiola, së bashku me drejtuesit e Cityt, vendosën se ishte koha për një ndërrim brezi në Etihad dhe De Bruyne ishte ndër lojtarët e parë që Guardiola hoqi dorë, pavarësisht gjithçkaje që ky lojtar i dha klubit anglez.

Tani thuhet se De Bryune nuk do të shkojë në Amerikë si pretendohej, por do të qëndrojë në Premier League me Aston Villa dhe Chelsea që e kërkojnë në ekip. Hakmarrja e De Bryune nuk mbyllet me kaq pasi ai i ka thënë Guardiolës se nuk do të luajë për Man City në Botërorin e klubeve pavarësisht kontratës që e përfshin edhe në këtë kompeticion. Justifikimi i tij ka qenë ideja se në rast të një dëmtimi do t’i prishte mundësinë për t’u transferuar në një ekip tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/