Guardiola nuk i dha dorën portierit të Crystal Palace-t pas humbjes në finale, Hendersoni: I mori 10 minutat e tij shtesë, nuk ka pse t’i mbetet hatri

Manchester City ka zhgënjyer mbrëmjen e sotme, duke humbur finalen e FA Cup kundër Crystal Palace-it. Pas përfundimit të ndeshjes Guardiola është parë i nervozuar, teksa ka refuzuar t’i japë dorën portierit kundërshtar.

Hendersoni ka zbuluar për mediat se trajneri i “qytetarëve” ishte i mërzitur me të për vonimin e lojës. Por nga ana tjetër, portieri i Crystal Palace-it i ka kujtuar Guardiolës se arbitri e kompesoi me 10 minuta shtesë.

“Thjesht doja t’i jepja dorën Pep Guardiolës dhe mendoj se ai ishte i zhgënjyer me mua për vonesën e lojës. I thashë që i mori 10 minutat e tij të shtesës, kështu që nuk kishte pse t’i mbetet hatri”, ka thënë Dean Hendersoni./Sport Ekspres/