Arbër Hoxha ka shënuar padyshim atë që mund të quhet goli i vitit në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar luajti për 90 minuta te Dinamo Zagreb në derbin me Rijekën dhe në fund e shpërbleu besimin e trajnerit.
Një super gol u realizua nga shqiptari, që teksa ndodhej në krahun e majtë në pjesën anësore, në një kënd të pamundur, shënoi një super gol duke befasuar tërësisht portierin kundërshtar, por edhe të pranishmit në stadium që vendosën duart në kokë. “Ha-Ha-Ha”, ishte komenti i komentatorëve në Kroaci, që ngelën po aq të shtangur sa edhe të tjerët. Goli i Hoxhës vendosi fitoren e madhe 2-1 të Dinamo Zagreb ndaj Rijekës. /Sport Ekspres/