Habiten mediat dhe legjendat angleze, lojtari i Ilir Dajës te Shqipëria futi në xhep yllin e Pep Guardiolës

Mes shumë mungesa të rëndësishme, Shqipëria humbi kundër Anglisë në shifrat 2-0 në Ëembley, por në një moment të vetëm flirtoi me golin e barazimit dhe atë që do të ishte pika e madhe. Sa i përket mungesës, të gjithë duhet të ndalemi te Mario Mitaj. Përfundimisht ky lojtar është i pazëvendësueshëm, jo sa i përket aspektit mbrojtës, por qetësisë dhe kontrollit që i bën topit në momentet kur Shqipëria përfshihet nga paniku.

Kështu ne krijojmë një aksion dhe një moment për të dalë përpara, ndërsa zgjidhjet tona nuk do të jenë vetëm largimi i topit dhe dërgimi i tij te kundërshtari. Megjithatë duke përjashtuar këtë aftësi të rrallë të Mitajt, gjithë pjesën tjetër Naser Aliji e bëri në përsosmëri. Ky ishte i vetmi futbollist i Superiores që po luante me Kombëtaren në Ëembley, mbrojtësi i Ilir Dajës dhe i Dinamos, jo vetëm që nuk zhgënjeu, por i zbardhi sadopak fytyrën elitës së futbollit shqiptar.

Edhe në rastet e mëparshme të Anglisë, ato më të rrezikshmet, erdhën gjithmonë nga krahu i djathtë i Ivan Balliut, jo nga i majti i Naser Alijit. Cuditërisht mes një mbrojtësi të La Liga-s dhe një mbrojtësi të Superiores shqiptare, më mirë ka performuar ky i dyti. Edhe njëherë tjetër, një dëshmi e qartë se në Kombëtare nuk luhet vetëm me emër ekipi se prej nga vjen.

Ky nuk është thjeshtë një vlerësim i yni, por edhe i mediave angleze. Mjafton këtu të përmendim faktin se për mediat angleze dhe për legjendat britanike, lojtari më i dobët i Anglisë ishte Foden. Pikërisht njeriu që ishte në krahun e Alijit dhe që kishte duelet më të shpeshta me Alijin, lojtari i Ilir Dajës fitoi mbi lojtarin e Pep Guardiolës, kjo nuk është fare pak.

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, nuk u kursye aspak për Foden duke thënë: “Nëse ti je një lojtar sulmues, vjen në fushë dhe në një ndeshje që ekipi yt e dominon për 90 minuta kundër një ekipi të Shqipërisë që ishte ig jorë, dhe nuk shënon një gol dhe as nuk bën një goditje në portë, kjo është shumë zhgënjyese. Foden nuk bëri një goditje në portë, nuk e testoi njëherë portierin e Shqipërisë, ishte pa asnjë ndikim në lojë. Ishte një dështim i madh”. Në këtë mënyrë është komentuar loja e Foden edhe nga mediat angleze, të cilat kanë mbetur të habitur nga ndikimi i tij i pakët në lojë. Statistikat e Foden ishin këto, 1 driblim i tentuar dhe 0 i dalë me sukses, 0 goditje në portë dhe 0 goditje jashtë porte. Një meritë shkon padyshim për Naser Alijin, që pavarësisht ndonjë pasigurie në fillim në mbrojtje, kaloi nga Superiorja në Ëembley për t’u përballur me yjet e Real Madrid dhe të Manchester City. Dora të dridhet kur luan kundër këtyre lojtarëve në Play Station, imagjinoni pak nëse i sheh në fushë. /Sport Ekspres/