“Harrojeni, është e pamundur”, Arteta e pranon hapur: Nuk mund ta dominosh dot PSG-në

Mikel Arteta ka folur për mediat pas humbjes minimale 0-1 kundër PSG-së në shtëpi. Trajneri i Arsenalit ka thënë se është e pamundur ta dominosh PSG-në gjatë gjithë lojës. Ai ka vënë theksin te fakti se parisienët kanë mundur disa nga ekipet më të mira të Premier Ligës, duke treguar kështu nivelin e madh të saj. Arteta e ka bërë të qartë se “topçinjtë” duhet të bëjnë diçka të veçantë në Paris në mënyrë që të shkojnë në finale.

“Nuk mundesh ta dominosh! Kjo është njëra nga skuadrat më të mira, që ka mundur të gjitha ekipet angleze, ekipet më të mira në këtë vend. Nuk mund ta dominosh këtë skuadër për 95 minuta. E pamundur. Harrojeni.

Është pjesa e parë dhe kemi një shans të madh për të qenë në finale. Nëse dëshiron të jesh në finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë duhet të bësh diçka të veçantë. Kështu, ne na duhet të bëjmë diçka të veçantë në Paris”, ka deklaruar Mikel Arteta./Sport Ekspres/