“Harxhuam shumë energji kundër Tiranës”! Egbo flet pas humbjes 0-4 ndaj Egnatias: Nëse do të kishim shënuar të parët…

Egnatia është rikthyer te fitorja pas humbjes së pësuar kundër Vllaznisë. Ekipi i Tetovës e ka shfryrë inatin në përballjen ndaj Bylisit, teksa ka fituar në shifrat e thella 4-0. Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Ahmetaj në minutën e 31.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Xhemajli dyfishoi shifrat në 2-0. Kështu mbaroi pjesa e parë, ndërsa historinë e takimit e mbylli po Ahmetaj në të 57, për t’i zeruar shpresat Bylisit. Dhe për të përmbyllur statistikat e ndeshjes mendoi Ndreca në minutën e 69, 4-0, duke marrë një fitore morali pas humbjes me Vllazninë. Menjëherë pas ndeshjes, trajnerët kanë dalë në “RTSH Sport” për të dhënë deklaratat e tyre:

Egbo: “E nisëm shumë mirë pjesën e parë, me pressing lart. E shfrytëzuam pasi fituam disa topa në zonë të rrezikshme pasi futëm në presion kundërshtarin, kështu e kishim përgatitur ndeshjen. Duhej të kishim shënuar aty, një gol do të ndryshonte historinë. Sigurisht që kjo nuk ishte dita jonë më e mirë, por vinim nga një ndeshje sacrifice me Tiranën që kishim harxhuar shumë energji aty. Cdo ndeshje ka specifikën e saj”