Partizani i Skënder Gegës është përballur shpesh me Egnatian në kohët e fundit. Bilanci është pozitiv për të kuqtë, 2 fitore dhe 1 humbje.
Tani kryeqytetasit duhet të përballen sërish ndaj kampionëve në fuqi. Kjo pasi Partizani-Egnatia rezultoi si gjysmëfinale e Final Four.
Nga krahu tjetër jo më pak emocione do të jap ndeshja Vllaznia-Dinamo. Shkodranët do të kenë një përballje direkte ndaj ekipit të Ilir Dajës. /Sport Ekspres/