Tashmë ka nisur zyrtarisht festa në “Air Albania”. Shqipëria shkruan historinë dhe për të parën herë e përfundon grupin si kryesuese. Kuqezinjtë kanë barazuar sot me rezultatin 0-0 kundër Ishujve Faroe, duke marrë kështu pikën e nevojshme për të ruajtur vendin e parë në Grupin E.
Në krahun tjetër Republika Çeke mposhti Moldavinë me shifrat 3-0, por as kjo fitore bindëse nuk i mjaftoi për të rrëzuar nga froni Shqipërinë. Kualifikueset përfunduan, tashmë është koha për të festuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/