Hollanda ka kaluar në fazën çerekfinale të EURO 2024-s. “Tulipanët” kanë mposhtur pa vështirësi Rumaninë, duke mos e vënë në diskutim në asnjë çast kualifikimin. Mbrojtja rumune rezistoi vetëm 20 minuta. Pikërisht në këtë moment Gakpo shënoi golin e parë të takimit.
Megjithëse në epërsi, hollandezët nuk u tërhoqën pas, por kërkuan sërish golin. Ishte Maleni ai i cili dyfishoi shifrat në minutën e 83-të, pas një veprimi fantastik të Gakposë pranë vijës kufizuese, në zonën kundërshtare. Për të vulosur përfundimisht shifrat në 3-0 mendoi sërish Maleni, i cili shfrytëzoi një kundërsulm në minutën e 93-të për të dërguar topin edhe një herë tjetër në rrjetë. Tashmë tulipanët presin fituesin e çiftit Austri-Turqi për të mësuar kundërshtarin e radhës në çerekfinale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/