Sivaspori është mundur me rezultatin e thellë 4-0 në transfertën kundër Trabzonsporit. Rei Manaj ka thënë në deklaratën e tij për mediat pas ndeshjes se së bashku me shokët e skuadrës, duhet të jenë më kritikues ndaj vetes së tyre. Sulmuesi shqiptar ka zbuluar se futbollistët kanë një komunikim mjaft të mirë me njëri-tjetrin, por çuditërisht nuk reagojnë në fushë.
“Duhet të jemi vetëkritikues. Ne flasim shumë përpara ndeshjes, por nuk ka asnjë veprim në fushë. Secili lojtar po përpiqet të përmirësojë veten, por duhet të bëjmë më mirë në fushën e lojës”, ka deklaruar Rei Manaj./Sport Ekspres/