Humbi penalltinë që e afronte me Serinë A, Shpendi shpërthen në lot pas eleminimit

Çezena i ka thënë lamtumirë Serisë A. Klubi italian ka humbur mundësinë për t’u ngjitur në elitë. Bardhezinjtë janë mposhtur sot nga Katanxaroja me rezultatin minimal 0-1. Por kjo ndeshje “play off”-i mund të kishte pasur një rrjedhë tjetër.

Kristjan Shpendi gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 49, kur rezultati ishte ende në baraspeshë 0-0. Por gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar, duke i mohuar kështu golin sulmuesit shqiptar. Vetëm 5 minuta më vonë Kantanxaroja shënoi golin e fitores, që i afron edhe më shumë me Serinë A. Ndërkohë Shpendi e ka ndjerë së tepërmi peshën e këtij eliminimi, teksa pas përfundimit të ndeshjes ka shpërthyer në lot./Sport Ekspres/