Oblaku është heroi i Atletico-s mbrëmjen e sotme. Portieri slloven arriti të priste dy penallti të lojtarëve të Interit dhe i dha kualifikimin spanjollëve. Një falenderim i veçantë për të ka ardhur nga Riquelme.
“E kam falenderuar (Oblakun), sepse më shpëtoi by***. Duhet ta kisha futur topin në rrjetë, por tani më duhet të stërvitem për aksione të këtij lloji, sepse nuk mund të gabohen”, ka thënë Riquelme.
Futbollisti 22-vjeçar shpërdoroi një rast të pastër goli në minutën e 93-të, çka do i kishte dhënë biletën për në çerekfinale Atletico-s që në kohën e rregullt. Për këtë arsye, në rast eliminimi pesha e fajit do të peshonte shumë mbi të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/