Milani ka zhgënjyer tërësisht në këtë sezon. Në mbrëmjen e djeshme, kjo skuadër i vuri kapakun historisë teksa humbi edhe në finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna, në shifrat 0-1.
Një ditë pas kësaj humbje, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i ultrasve të Milanit. “Curva Sud” ka ardhur me një njoftim në rrjetet sociale ku shkruan se nuk do të jetë në stadium për të mbështetur skuadrën ndaj Romës.
“Pas paraqitjes së fundit të padenjë, një tjetër sezon që po mbyllet me paaftësinë e drejtuesëve dhe pa asnjë grimcë krenarie, të dielën do t’iu lëmë në Romë të qetë dhe vetëm, bashkë me turpin tuaj”, ishte deklarata e bërë nga ana e tifozëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/