“Hyra si djalë i ri dhe largohem si burrë i përmbushur”! Nuk do të jetë më pjesë e FSHF, Verçani me fjalë zemre

Pas 5 vitesh e gjysmë kontribut në FSHF, në sektorin e Departamentit të Komunikimit në FSHF, ishte koha për t’u larguar. Më parë vinte si një djalë i ri me plot ëndrra për t’i realizuar, ndërsa tani largohet si një burrë i përmbushur. Kështu ka thënë vetë Verçani pas largimit të tij, me disa fjalë zemre për këdo që i shtriu dorën në momentet e tij të para.

“Hyra si djalë i ri plot pasion për futbollin dhe largohem si një burrë i përmbushur nga eksperiencat e jashtëzakonshme që përjetova në 5 vite e gjysmë në drejtimin e Departamentit të Komunikimit në Federatën e Futbollit.

Keto 5 vite ishin të mbushura me arritje historike për futbollin shqiptar dhe ndihem shumë mirë që kam dhënë një kontribut timin në këto gur-themeli që janë vendosur.

Duhet të falenderoj shumë përzemërisht të gjithë kolegët me të cilët kam ndarë emocione, sakrifica dhe shumë gëzime e suksese. Një falenderim i veçantë shkon për mjeshtrin Edi Reja, Sylvio Mendes Campos Junior, Dorival Junior, Pablo Zabaleta dhe Armand Dukën.

Kur largohesh nga pasionet e mëdha është disi e vështirë, por jam i buzëqeshur se kam shumë momente magjike për të kujtuar”, shkruan Verçani. /Sport Ekspres/