Hysaj e ndjek derbin me Romën nga stoli, klubi i Serisë A është gati të rinisë negociatat pas ndeshjes

Emri i Elseid Hysajt u përfshi sërish në listën e Lacios. Trajneri i bardhekaltërve vendosi të merrte përsëri në skuadër mbrojtësin shqiptar si pasojë e mungesave për shkak të dëmtimeve. Megjithatë, Hysaj është mjaftuar vetëm me praninë në stolin e rezurvave.

Ai nuk është preferuar nga trajneri për asnjë minutë në derbin me Romën, të cilën Lacio e humbi me shifrat 2-0. Ndërkohë e ardhmja e tij pritet të jetë larg kryeqytetit italian. Alferdo Pedula ka raportuar se Leçe do të rinsië negociatat me Hysajn dhe klubin pas ndeshjes së sotme. Pengesë deri më tani është paga e lartë e shqiptarit./Sport Ekspres/