I çmendur! Goli i parë në Serinë A dhe ishte “anormal”, Medon Berisha shënon nga goditja e dënimit (VIDEO)

Medon Berisha është duke kaluar një formë fantastike te Lecce në Serinë A, përkundër aktivizimit të pakët në Kombëtare. Mesfushori shqiptar e nisi si titullar takimin e sotëm mes Udineses dhe Lecce, duke ndarë mesfushën së bashku me Ylber Ramadanin.

Teksa Udineze po kryesonte në shifrat 2-0, Berisha ka shënuar një gol fantastik nga goditja e dënimit në minutën e 59. Një distancë e madhe, por asnjë problem për lojtarin e Shqipërisë që gjeti cepin e rrjetës. Ky ishte goli i parë për Medonin në Serinë A dhe do t’i jap më shumë besim në të ardhmen, ndërsa ndeshja nuk ka përfunduar ende. /Sport Ekspres/