Roma është eleminuar nga Liga e Europës. Atletik Bilbao fitoi me rezultat të përgjithshëm të të dyja ndeshjeve 4-3, duke prerë biletën për në fazën pasardhëse. Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, Ranieri ka shkuar të takojë homologun e tij, Valverden.
Gjatë transmetimit u dallua që trajneri i Romës i dha diçka në dorë kreut të pankinës së Atletik Bilbaos. Vetë Ranieri ka shuar kureshtjen e të gjithëve në konferencë për shtyp, ku ka zbuluar se i dha Valverdes kartëvizitën e tij.
“I dhashë kartvizitën time. Jemi kaq miq të mirë sa ia dhashë, sepse kam humbur numrin e tij. Ai njeh shumë lojtarë spanjollë dhe mund të më duhet”, ka zbuluar Klaudio Ranieri./Sport Ekspres/