Roma mposhti Udinezen me rezultatin 3-1 mbrëmjen e sotme. Fitorja erdhi në minutat e fundit të kohës së rregullt për verdhekuqtë. Ishte një kombinim i përsosur mes Lukaku dhe Dibalës ai që solli goli ne epërsisë për kryeqytetasit. Një tjetër moment që vërteton marrëdhënien mjaft pozitive mes dy sulmuesëve të Romës në fushën e lojës. I pyetur se cili është sekreti i tyre, Dibala është përgjigjur se ia kuptojnë fare mirë lojën njëri-tjetrit.
“Unë ia kuptoj lojën dhe ai ma kupton lojën mua. Kemi folur shumë që nga ardhja e tij për t’u përpjekur që të kishim një ndërkuptim të rëdësishëm dhe po punojmë mirë së bashku. Mendoj se ky është njëri nga sekretet”, ka thënë Paolo Dibala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/