Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi i Premier League, Armando Broja është ende në kërkim të golit të parë në elitën e futbollit anglez. Shanset teorikisht do të jenë më të mëdha për të shënuar pasi tre ndeshjet radhazi të Evertonit do të jenë ndaj ekipeve si Ipsëich dhe Southampton, që ndodhen në fundin e tabelës.
Ndërkohë përballja ndaj Fulham do të ketë motiv shtesë për Brojën, për shkakun se kjo skuadër e la jashtë gjithë kohës në huazimin e tij dhe shqiptari do të kërkojë që t’i tregojë sesa shumë vlen, ndërsa ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë në transfertë me Neëcastle.
David Moyes është për t’u përgëzuar pasi po luan me Armando Brojën si titullar pavarësisht shpërthimit të Betos, duke e hedhur shqiptarin nga minuta e parë ndaj Notingham Forest dhe Man City. Më pas Broja ngeli jashtë ndaj Chelsea, për shkak të marrëveshjes së huazimit që nuk ia lejonte që të merrte pjesë në këtë takim.
Por problemi i madh është fakti se në ndeshjen e nesërme kundër Ipsëich nuk kthehet vetëm Armando Broja, por edhe Calëert Leëin. Ky i fundit ka lënë pas një dëmtim të gjatë që nga janari dhe ka qenë sulmuesi i parë në hierarki. Sigurisht nesër pritet që ta nis nga stoli, por Broja tani duhet të konkurrojë me Beton dhe Calëert Leëin për një vend në sulm, që e bën më të vështirë situatën dhe që do të thotë më pak minuta për shqiptarin, veçanërisht pasi Evertoni nuk ka më objektiva dhe kanë mbetur vetëm katër ndeshje nga fundi.
Në kushte të tilla, nëse hidhet sërish si titullar nesër ndaj Ipëich, Broja duhet të bëjë gjithçka për të gjetur golin e parë me Evertonin. Shqiptarit dhe Shqipërisë i duhet shumë një gol i Brojës në këto ndeshje të fundit që të rigjejë besimin para finales së madhe që do të kemi në qershor me Serbinë. /Sport Ekspres/