I FUNDIT/ Dalin në shitje fanellat, shihni uniformat e Kombëtares shqiptare në EURO 2024

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pak minuta më parë se kanë dalë në shitje fanellat e reja të Kombëtares shqiptare. “Macron”-i ka prodhuar tre uniforma të kuqezinjve për Kampionatin Europian Gjermani 2024. Fanella e parë e ekipit tonë kombëtar do të jetë e kuqe dhe me shqiponjën e përhapur në pjesën e përparme të saj.

Ndërkohë, jaka dhe pjesa fundore e mëngëve do të jenë me ngjyrë të zezë. Fanella e dytë do të jetë e bardhë dhe me jakë të zezë, ndërsa fanella e tretë përbëhet e gjitha nga ngjyra e zezë. Ky model i uniformës së Kombëtares do të jetë unik vetëm për Kampionatin Europian 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/