Te Tirana po përgatisin një revolucion të madh përpara sezonit të ri. Këtë e tregojnë më së miri largimet e bardhebluve, që nuk arritën dot që të ishin pjesë e Final Four, megjithatë do të jenë pjesë e Europës pas fitores së Egnatias kundër Kukësit në Kupën e Shqipërisë.
Lulaj, Abazaj dhe Patrik ishin tre zyrtarizimet e para për largimet e tyre. Më pas, erdhi edhe njoftimi se Regi Lushkja nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Katër largime me peshë të madhe, ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë strategjia e përdorur nga Tirana për afrimet e saj. /Sport Ekspres/