I ka shënuar serbëve dhe e di mirë si i tundet rrjeta, këshilla e Sokol Kushtës: Futuni për futboll dhe fitoni, pastaj bëhet vet politike… 

Sokol Kushta e di shumë mirë sesi i shënohet serbëve, e ka bërë në të kaluarën. Në një prononcim për emisionin “Max Sport” që transmetohet në “MCN TV”, Kushta ka folur sa i përket ndeshjes Shqipëri-Serbi që na pret, duke dhënë edhe një këshillë të vlefshme. Ai i ka kërkuar lojtarëve që të mos hyjnë me mendime patriotike dhe të harrojnë se çfarë duhet të bëjnë në fushë, por ta marrin ndeshjen sportivisht, të fitojnë dhe më pas gjërat do të shkojnë padyshim edhe në krahun politik të mundjes së Serbisë. 

“Presioni nuk duhet të jetë negativ, por pozitiv. Presioni duhet të jetë pozitiv, jo të futemi me idenë se serbi duhet rrahur se është i keq, të shohim anën sportive. Ta kthejnë në forcë dhe motivim presionin, të shohin anën sportive dhe nëse fitojmë, të nesërmen gjërat kanalizohen vet edhe në anën politike. Duke qenë se luajmë në shtëpi, ne kemi 60% shanse të fitojmë. I kemi të gjitha favoret në anët tona, por më pas në fushë duhet të flasin lojtarët”, tha Kushta. /Sport Ekspres/