Kristian Shpendi po ecën në hapat e binjakut të tij, Stivenit. Kristiani aktualisht udhëheq listën e golashënuesëve më të mirë në Serinë C, teksa po shkëlqen me fanellën e Çezenës. Domeniko Toskano i ka trajnuar të dy sulmuesit dhe për këtë arsye është pyetur nga “Tuttocesena” se cili prej tyre është më i mirë. Trajneri i Çezenës ka veçuar Kristianin, që sipas tij është pak më i kompletuar se Stiveni, i cili tashmë luan me Empolin në Serinë A.
“Stiveni është një sulmues më fizik. Ndërsa Kristiani është një sulmues më teknik. Më grabitqar në 16 metrat e fundit. Shpendit janë të dy të fortë. Por, po, ndoshta Kristiani është pak më i kompletuar. Më i fortë”, ka thënë Domeniko Toskano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/