Barcelona është larguar kokëulur nga “Santiago Bernabeu”. Katalanasit u mposhtën me shifrat 2-1 në ‘el klasikon’ e parë të sezonit. Markus Zorgu, i cili mori drejtimin e skuadrës për shkak të dënimit të Flikut, u shpreh pas ndeshjes se ndeshja nuk shkoi sipas planeve të tyre. Ndihmësi i Flikut zbuloi se i kërkoi Jamalit të driblonte më shumë në pjesën e dytë, por Reali kishte marrë masat e duhur për të ndalur talentin spanjoll.
“Duhet të jemi të sinqertë. Planet tona nuk funksionuan sot. Lamin Jamali sapo ka kaluar një dëmtim dhe ka nevojë për më shumë ndeshje. Duhet t’i japim kohë. Ai është vetëm 18 vjeç, duhet ta mbani mend këtë gjë. Pas pjesës së parë i kërkuam që të provonte më shumë driblime një kundër një, por nuk patëm shumë sitata të tilla. E pranojmë që ata u mbrojtën shumë mirë. Provuam gjithçka. E përfunduam ndeshjen me vetëm 2 mbrojtësa, por përsëri nuk krijuam mjaftueshëm shanse.
Ishte e qartë që ata kishin një plan për të ndalur Lamin Jamalin. Duhet ta ndihmojmë atë. Ata gjithmonë i shkonin Jamalit 2 kundër 1. Ai nuk mund të hynte në zonë. Lamin Jamali është ende duke mësuar se si të përballet me turmat, me koret, vërshëllimat, ambjentet armiqësore kundrjet tij. Është pjesë e procesit, është normale. Zakonisht ai luan mirë, por sot nuk ishte e lehtë për të”, ka deklaruar Markus Zorgu./Sport Ekspres/