“I lutem Zotit që të ndodh”! Legjenda e Liverpul flet për ndeshjen e fundit të trajnerit, Gerrard: Pres që të ndërtohet një statujë për Klop

Klop e mbyll përfundimisht aventurën e tij te Liverpuli në ndeshjen e nesërme. Vetë trajneri njoftoi pak muaj më parë largimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni. Për fatin e tij të keq, Liverpuli bëri disa gabime në fund dhe u largua nga gara për titull.

Megjithatë ky klub u transformua në vitet e fundit pas ardhjes së Klop, duke u rikthye në kohët më të arta. Para mbylljes së kësaj eksperience, Gerrard u shpreh: “Unë i lutem Zotit që klubi të ndërtojë një statujë për Klopp, uroj të jenë pranë mbylljes së saj. E meriton, është mes trajnerëve më të mirë që kanë qenë në këtë skuadër”, tha Gerrard. /Sport Ekspres/