Ndeshja Maqedoni e Veriut-Uells ka përfunduar në një mënyrë që asnjëra prej skuadrave nuk e priste. Fqinjët lindorë kaluan në epërsi në minutën e 92-të, por në të 96-n Uellsi barazoi rezultatin dhe rrëmbeu një pikë. Trajneri i uellsianëve ka thënë pas ndeshjes se ishte ende në shok psikologjik për mënyrën si përfundoi ndeshja. Belami ka deklaruar se kundërshtari nuk bëri asgjë përgjatë ndeshjes. Sipas tij, Uellsi kontrolloi lojën dhe meritonte të fitonte.
“Jam ende në shok për mënyrën se si u luajtën minutat e fundit. Ndjej se ishim ekipi më i mirë sot. Më duhet të jem i sinqertë, pa treguar mundesë respekti. Jam shumë i kënaqur me performancën e sotme. Sigurisht që unë dua rezultatet dhe largimi që këtu me një pikë më lë të zhgënjyer, por në një mënyrë që më duhet ta pranoj. Kjo do të na japë forcë. Ata nuk krijuan asgjë. Nuk u ndjeva në asnjë moment rrezikshmëri. Jam ende i shokuar”, ka deklaruar Kreg Belami./Sport Ekspres/