Reali i Madridit është ndalur një në barazim 2-2 nga Valencia në ndeshjen e vlefshme për javën e 27 të La Ligës. Fundi ishte dramatik për kryeqytetasit. Bellinghemi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 99, por arbitri kishte sinjalizuar përfundimin e ndeshjes pak sekonda më herët. Protestat e mesfushorit anglez u shoqëruan më karton të kuq nga Gil Manxanua.
Karlo Ançeloti i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij në konferencë për shtyp. Trajneri i Realit të Madrdit ka sqaruar për mediat se Bellinghemi nuk e ka ofenduar gjyqtarin. “Nuk ka thënë asnjë ofendim. Ishte pak i acaruar. Tha në anglisht: ‘It’s a fu**ing goal’! I tha të vërtetë, ashtu menduam të gjithë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/