“I thashë që do t’i besoj deri sa të vdes”, trajneri tregon bisedën me Uzunin: E dimë që ai ka shënuar gola gjithë jetën e tij

Myrto Uzuni po has vështirësi në gjetjen e golit në kampionat, pavarësisht lojës së mirë që zhvillon në fushë. Trajneri i Austinit ka zbuluar për mediat se ka kryer një bisedë me lojtarin beratas, ku i ka treguar mbështetjen e tij absolute. Niko Estevezi ka thënë se Uzuni kishte nevojë që ndjente besimin e tij, të cilin e meriton plotësisht prej punës së palodhur që ka kryer deri më tani.

“Kisha një bisedë me të dhe me të gjithë anëtarët e skuadrës. I thashë që do të kem besim te ai deri në ditën që do të vdes dhe që jam kujdesur thellësisht për të. Do të jem aty për çfarëdo që ai të ketë nevojë. Nuk diskutova për taktika, thjesht i tregova pak dashuri, për të cilën të gjithë kemi nevojë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të na pëlqente. Mendoj se ai thjesht kishte nevojë për dikë që të besonte te ai.

Në jetë kemi të gjithë nevojë për dikë që beson te ne në mënyrë që të përmbushim ëndrrat tona, të përmirësohemi dhe t’i bëjmë gjërat mirë. Mendoj se ai kishte nevojë për mbështetje në këtë moment, për dikë që t’i dilte krahë, sepse e meritonte për shkak të punës së madhe që ka bërë, për gjithçka që ka bërë. Ndonjëherë ke më shumë fat dhe ke më shumë raste, por ne e dinim që ai ka shënuar gola gjatë gjithë jetës së tij”, ka deklaruar Niko Estevezi./Sport Ekspres/