I thoshte familjarëve dhe shokëve ta luanin ndeshjen me kartona, policia kap lojtarin e Sevilla-s në La Liga

Policia në Spanjë ka ndaluar për pak orë lojtarin e Sevilla, Kike Salas. Ky i fundit dyshohet se ka trukuar ndeshjen në një farë mënyre, duke goditur bastet sportive dhe duke nxjerrë në fitim njerëzit e tij.

Salas ka marrë 6 kartonë të verdhë në 7 ndeshjet e fundit. Por familjarët dhe shokët e tij kanë dalë me fitim nga këto ndëshkimet. Shokët e Salas kishin fituar 9000 euro pasi hodhën shumë para duke pasur besimin e madh se lojtari do të ndëshkohej, ashtu si edhe ndodhi. Policia e ka arrestuar Salas për pak orë, me këtë të fundit që dha disa shpjegime sa i përket këtyre kartonëve, ndërsa më pas futbollisti u la i lirë. /Sport Ekspres/