Shqipëria luan sot ndeshjen vendimtare kundër Ukrainës. Rezultati i kësaj sfide do të vendosë edhe pozitën përfundimtare të kuqezinjve në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Ervin Fakaj e sheh të vështirë këtë përballje të ekipit tonë kombëtar. Ai ka thënë në “Super Sport” se i vetmi lojtar që mund të bëjë diçka individualisht, Broja, është i dëmtuar. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, ai shprehet se nëse nuk qendrojnë pranë njëri-tjetrit në fushë, atëherë fitorja do të jetë e vështirë për t’u arritur.
“I vetmi lojtar që mund të bëjë diçka individualisht në aspektin sulmues është Broja. Për fat të keq nuk e kemi. Të gjithë të tjerët nuk mund të bëjnë asgjë nëse nuk qendrojnë afër. Nëse do të jemi të larguar nga njëri-tjetri do ta kemi shumë të vështirë”, ka thënë Ervin Fakaj./Sport Ekspres/