Tashmë është koha për të festuar në “Air Albania”. Shqipëria shkruan historinë dhe për të parën herë e përfundon grupin si kryesuese. Kuqezinjtë kanë barazuar sot me rezultatin 0-0 kundër Ishujve Faroe, duke marrë kështu pikën e nevojshme për të ruajtur vendin e parë në Grupin E. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre në “Supersport”.
Silvinjo: “Ia thashë trajnerit të tyre, ata janë të zotët. Janëtë guximshë. Kanë bërë ndeshje të mira edhe me Çekinë, edhe me Poloninë. Çekia me ta fitoi vetëm me një penallti. Janë një skuadër fizike dhe shumë e vështirë. Gjysma e së keqes që erdhëm në këtë ndeshje të kualifikuar. Ishte ndeshje e vështirë për të depërtuar. Stilolapsi? Nuk e mbaj për supersticion, por kur hyj në pankinë shkruaj diçka. Kjo më ndihmon të mbaj pak tensionin të lartë”.
Daku: “Një ndenjë e mirë kur të jepet mundësia që nga minuta e parë. Më besoi trajneri në një ndeshje të rëndësishme, një ndeshje kualifikuese. Jam i gëzuar. Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbnin. Këtë ndeshje vetëm ndonjë goditje dënimi, ndonjë goditje nga këndi mund ta zhbllokonte. Patëm rastet tona. E humba edhe unë atë rastin tim, duhet ta shënoja. Këtu vetëm një gol po të shënohej, do të hapej ndeshja”.
Asllani: “Nuk kërkonim barazimin, donim ta fitonim këtë ndeshje. Kjo skuadër ka ardhur këtu, ka bërë lu.ftë. Nuk la shumë hapësira dhe nuk fituam dot. Të vazhdojmë kështu, të jemi ekip si kemi qenë deri tani. Duhet të punojmë të gjithë që ta mbajmë vendin, edhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta po stërviten shumë. Kishim shumë pak hapësira për ta futur topin brenda. Kur ekipet janë kaq të ngushta, kaq mbrapa, është shumë e vështirë për ne mesfushorët ta fusim topin dhe luajmë më shumë nga krahët”./Sport Ekspres/