Ibrahimoviç i gjen zgjidhjen Barcelonës për të regjistruar Olmon, gjashtë muaj te…Milani!

Barcelona ka dhjetë ditë që po lufton me regjistrimin e Dani Olmos dhe Pau Victor dhe dje La Liga refuzoi kërkesën e katalanasve për herë të tretë që kjo dyshe të regjistrohet për pjesën e dytë të sezonit. Ky ishte edhe afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve dhe shpresa e vetme e Barcelonës është që ankesa e tyre të kalojë në gjykatë dhe të urdhërojë La Ligën të pranojë regjistrimin e Olmos dhe Victor.

Megjithatë, pasi La Liga njoftoi dje se Olmo dhe Victor nuk ishin regjistruar, u bë e qartë se Barça po përballet me sikletin më të madh në historinë e tyre pasi kjo dyshe tashmë është në gjendje të largohet pa problem nga klubi. Mediat italiane shkruajnë se u shfaq një klub që bëri një lëvizje konkrete për Olmon dhe kontaktoi Barçën.

Corriere dello Sport italian shkruan se Zlatan Ibrahimovi? është i gatshëm të ndihmojë Barcelonën kur bëhet fjalë për Olmo dhe që të dyja klubet të jenë në një situatë fitore-fitore. Milani është i gatshëm të sjellë Olmon në San Siro nëse Barça nuk e regjistron atë dhe ai mund të luajë me fanellën e kuqezinjve në pjesën e dytë të sezonit. Olmo do të mbërrinte si lojtar i lirë sepse opsioni i huazimit nuk është i mundur, por Milani gjeti një zgjidhje.

Ata janë gati t’i ofrojnë Olmos një kontratë gjashtëmujore dhe t’i lënë atij mundësinë për t’u rikthyer në Barcelonë gjatë verës, gjithashtu pa asnjë dëmshpërblim, që mesa duket mund të jetë një shpëtim për Barçën nëse apelimi në gjykatë nuk kalon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/