Ideja e veçantë e Vasil Rucit sesi mund të luajë Shqipëria: Armando Broja nga e majta dhe Arbër Hoxha nga e djathta, do shpërthejnë…

Vasil Ruci, legjenda e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Një ide shumë interesante e Vasil Rucit ishte ajo sesi Armando Broja mund të shpërthejë dhe të jap më shumë fryte nëse do të luante në krahun e majtë të sulmit.

“I uroj suksese Kombëtares që arriti deri këtu. Nuk duhet të kemi frikë, në këto ndeshje vendos shumë performanca dhe përzgjedhja e trajnerit. Kemi mundësitë të marrim më të mirët e mundshëm. Nuk jam dakort me Silvinjon kur luajti me dy kontroll në mesfushë ndaj Andorrës. Kundër Serbisë po, Qazim Laçi dhe Shehu ishin të shkëlqyer kundër Serbisë, por nuk mund të luash dot kështu edhe me Andorrën. është një rival shumë modest Andorra dhe nuk mund të luash njësoj.

Në këtë gjendje që janë sot lojtarët, Broja ka tërheqje më të mirë të topit se Hoxha dhe duhet të luajë nga e majta. Hoxha është më i mirë në formë momentale, por duhet të fitojmë Brojën. Në këtë gjendje sot që flasim psikologjike dhe forma e lojtarëve, për mua duhet që Broja të luajë nga e majta si ëinger dhe Hoxha të luajë nga e djathta pasi ka një super formë dhe do të bënte mirë edhe aty.

Broja u shfaq direkt me Anglinë, e pamë mirë, sa hyrë krijoi situatat, nuk mund të luajë nga e djathta. Ai mund të luaj vetëm nga e majta që të futet në driblim dhe krijon hapësirë prë të goditur portën me të djathtën. Nuk duhet ta humbasim futbollin e këtij djali”, ka thënë Ruci. /Sport Ekspres/