Igli Tare ka detyrën e tij të re si drejtor sportiv i Milanit. Çështja e parë që ish-sulmuesi shqiptar kërkon të zgjidhë është ajo e trajnerit. Mësohet se Masimiliano Alegri është një nga profilet e trajnerëve që pëlqehet nga Igli Tare.
Daniele Longo ka zbuluar edhe detajet e kontratës që i është ofruar trajnerit italian. Gazetari i “Calciomercato.com” bën me dije se klubi i Milanit i ka ofruar Alegrit një marrëveshje 3-vjeçare, me një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse. Por ish-kreu i pankinës së Juventusit kërkon 4.5 milionë euro në sezon. Alegri ka marrë gjithashtu edhe një ofertë nga Napoli, që i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare./Sport Ekspres/