Modri? u bë lojtar i lirë këtë verë dhe Reali vendosi të mos ia rinovojë kontratën, kështu që ylli i madh në fund të karrierës së tij do të luajë në Serie A për një klub që e ka admiruar që nga fëmijëria.
Tani, Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, i cili së bashku me trajnerin Max Allegri, janë duke krijuar një ekip interesant. Drejtori sportiv shqiptar foli edhe për situatën e Modric: “Ne e duam Modricin në Milano.
Nevojiten liderë me përvojë, dhe Luka është pikërisht ky profil. Fola me të dhe mund të them se ai ende ka një pasion të madh për të garuar në nivelin më të lartë. Ardhja e tij do të ishte me rëndësi të madhe për ekipin tonë, veçanërisht sepse ne po kërkojmë një lider si ai. Po punojmë për këtë”, tha Tare dhe shtoi:
Ai më pyeti nëse do të ishim konkurrues. Ai ka fituar gjashtë Liga Kampionësh dhe dëshiron ta udhëheqë ekipin menjëherë. Kjo është e rëndësishme për shkak të asaj që ai do t’i sjellë ekipit në aspektin e mentalitetit, lidershipit dhe profesionalizmit. Fakti që ai është tifoz i Milanit e bën këtë histori edhe më emocionuese”, tha Tare. /Sport Ekspres/