Igli Tare udhëton në Gjermani për Granit Xhakën, zbulohet oferta e parë e kuqezinjve

Granit Xhaka është një prej objektivave kryesore të Igli Tares në këtë merkato verore. Lojtari shqiptar shihet si kandidati ideal për mesin e fushës së Milanit. Gjithashtu, karakteri i tij prej lideri mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe në dhomat e zhveshjes.

Igli Tare ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të paraqitur në tryezën e klubit të Bajer Leverkusenit ofertën e parë pët kartonin e Granit Xhakës. Mësohet se shifra fillestare e ofruar kundrejt Leverkusenit është ajo e 10 milionë eurove. Mbetet për t’u parë nëse ish-futbollisti i Arsenalit do të ndërpresë kontratën e tij që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2028 për projektin e Milanit./Sport Ekspres/