Wayne Rooney, trajneri aktual i Birminghamit dhe ish-lojtar i Evertonit dhe Manchester United ka folur për momentet më të vështira të jetës së tij. “Kam pasur shumë sfida të ndryshme, si brenda dhe jashtë fushës, dhe zgjidha ime ishte alkooli”, tha anglezi si i ftuar në një podcast. “Kur isha 20 vjeç, kalova disa ditë në shtëpi dhe nuk dilja jashtë. Piva pothuajse derisa isha thuajse pa ndjenja.
Nuk doja të isha pranë njerëzve sepse ndonjëherë ndihesh në siklet dhe herë të tjera ndihesh si ti kesh zhgënjyer. Në fund nuk dija se si ta përballoja ndryshe, kështu që zgjodha alkoolin që të përpiqesha të më ndihmonte në të gjitha”, tha Rooney. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/