Ilir Daja bëhet gati të kthehet në Air Albania, UEFA “turpëron” Kosovën me vendimin për Ballkanin

Ilir Daja bëhet gati të kthehet në Air Albania, UEFA “turpëron” Kosovën me vendimin për Ballkanin

UEFA ka vendosur që ndeshja e Conference League ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Gjendja e fushës në këtë stadium është e tmerrshme dhe është marrë vendim që ndeshja e lartpërmendur të mos luhet aty.

Është interesant fakti se Kosova në këtë stadium i zhvilloi ndeshjet e saj në kualifikimet për Kampionatin Evropian kundër Izraelit dhe Bjellorusisë.

Pas këtyre dy ndeshjeve, një numër i madh i futbollistëve miq deklaruan se nuk kishin luajtur në fushë më të keqe në karrierën e tyre.

Nuk dihet se në cilën fushë do të luhet ndeshja, por supozohet se do të jetë stadiumi i Air Albania në Tiranë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/