Dinamo-Laçi ka përfunduar me rezultatin 2-1. Java e 8 e “Abissnet Superiore”-s është hapur me fitoren e dinamovitëve. Nëndetësja ka shënuar nga një gol në secilën pjesës për të mbërritur në fund te tre pikët. Fillimisht ishte Itodo ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të, ndërsa në minutën e 54-t ishte Zabërgja ai që shënoi golin e dytë.
Ndërkohë Kurti ngushtoi shifrat në 2-1 për Laçin në minutën e 97, por ishte tepër vonë për të shmangur humbjen. Ilir Daja mori kështu tre pikët e radhës në Superiore, të cilat e dërgojnë në krye të tabelës së renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/