Dinamo duket se po gëzon një formë të mirë në prag të nisjes së tureve kualifikuese për kompeticionet e UEFA-s. “Nëndetësja blu” është duke kryer fazën përgatitore në Ohër, atje ku ka zhvilluar një miqësore me Ballkanin. Një përballje me të shkuarën për Ilir Dajën, i cili shkruajti historinë në drejtimin e skuadrës nga Theranda, duke i dërguar dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Por, e shkuara nuk ka ndikuar aspak në këtë përballje miqësore. Daja nuk ka treguar aspak mëshirë për Ballkanin, teksa Dinamo ka fituar me shiftat e thella 4-1. Golat për dinamovitët u shënuan nga Itodo (2 herë), nga Nani dhe nga Bregu. Ky rezultat dëshmon formën e mirë të Dinamos, që në muajin korrik do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës./Sport Eksprez/